Policia ka vendosur 21 gjoba, për bllokimin e rrugës ditën e djeshme.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se qytetarët janë gjobitur me 5 mijë lekë.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
