Skip to content

Cfare po ndodh? SPAK i jep goditjen e forte mikut te Edi Rames, pritet qe…

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

LEXO EDHE:  Rama prezanton hapësirën e re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët

Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Kjo do të thotë se, nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë katërvjeçare.

LEXO EDHE:  Plas keq në Big Brother VIP/ Dy banorët përplasen fizikisht, banorët ndërhyjnë me urgjencë! (Video)

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë përfundimisht për çështjen.

LEXO EDHE:  Eurodeputeti italian kërkon shpjegime për rastin “Veliaj”: Çështja do ngrihet në Parlamentin Europian

Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Published inLAJMI