Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 10:00, në Spitallë të Durrësit. Një 33-vjeçar, që udhëtonte me një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të mbetej i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
