Skip to content

Shtohen rastet e paraqitjes në spital në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm në lagjet “28 dhe 29 nëntori”

Shtohen rastet e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi kanë shfaqur simptoma të të vjellave dhe diarresë.

Rastet janë konstatuar në lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, ku disa banorë janë paraqitur në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Pas marrjes së serumit dhe ndihmës mjekësore, pacientët janë larguar drejt banesave, pa pasur nevojë për shtrim në spital.

LEXO EDHE:  Edi Rama, nën hetim nga SPAK për ndarjen e Shqipërisë në copa me miqtë e vet.

Sipas burimeve, dyshohet se problematika mund të ketë lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit në këto zona.

LEXO EDHE:  Fundi i martesës 27-vjeçare me Ilir Metën, Monika Kryemadhi e thotë troç: Jam mirë vetëm, më mirë se të rri ti laj brekët dhe ta …

Ndërkohë, nga analizat e kryera në mostrat e ujit, në dy prej tyre raportohet se është konstatuar mungesë e klorit, ndërsa në disa mostra të tjera parametrat kanë rezultuar brenda normave.

LEXO EDHE:  Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë

Mbetet për t’u përcaktuar nëse ka një lidhje mes cilësisë së ujit dhe rasteve të personave që kanë shfaqur probleme shëndetësore. Deri më tani, shkaku nuk është konfirmuar zyrtarisht

Published inLAJMI