Skip to content

Ish Deputeti tr*ndit:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit po përgatit terrenin për t’u bërë President i Republikës dhe për t’i dhënë vetes imunitet absolut.

Në një intervistë për A2 CNN, Alibeaj tha se Rama tashmë kontrollon çdo pushtet dhe tani synon ta kthejë këtë dominim politik në dominim kushtetues.

LEXO EDHE:  Pushime falas për beqarët: Ky shtet ofron udhëtim falas, me gjithë shpenzimet e paguara, dhe jo vetëm..

“Rama kontrollon qeverinë, Parlamentin, Presidencën… dhe kërkon të ndryshojë edhe formën e regjimit. Ai po shkon nga një shumicë ilegjitime, drejt një legjitimiteti të ri përmes përfshirjes së Berishës,” tha Alibeaj.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese që po diskutohen mes mazhorancës dhe opozitës përfshijnë zvogëlimin e numrit të deputetëve, gjë që do të pamundësonte hyrjen e forcave të reja politike në Kuvend, si dhe krijimin e një dhome të dytë, Senatit, që do t’i jepte më shumë kontroll Ramës mbi sistemin.

LEXO EDHE:  Motra i merr pensionin, ai ur*non në shtrat! Burri jeton nē

Por paralajmërimi më i fortë i Alibeajt lidhet me skenarin e mundshëm për Presidencën:

“Në Kushtetutë, i vetmi institucion me imunitet penal është Presidenti. Nëse Rama e synon atë post, do ta kthejë në një pozitë me kompetenca ekzekutive, në një sistem gjysmë-presidencial me mandat 7-vjeçar e të rinovueshëm. Pra, po shtron udhën për të sunduar vet.”

LEXO EDHE:  E fundit! Del VIDEO kur kengetarja Blerina Matraku ia kerkonte Adrian Hiles me lutje qe…

Alibeaj e cilësoi këtë si “gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë”, duke theksuar se pushtetet janë kthyer në ornamente të një sistemi të kontrolluar nga një njeri i vetëm. A2 CNN

Published inLAJMI