Një 81-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi u përplas nga një automjet në lagjen nr. 14 të qytetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:12, ndërsa drejtuesja e makinës ishte një 26-vjeçare me inicialet K. Gj.
I moshuari, me inicialet B. Z., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, 26-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
