Skip to content

Për sot parashikohen reshje bore në këto zona

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Gjatë orëve të pasdites dhe gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat e larta malore mund të ketë reshje të dobëta bore.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në pjesët perëndimore të vendit gjatë pasdites dhe orëve të natës pritet të ketë kushte për reshje lokale shiu. Në malet më të larta parashikohet edhe borë e dobët.

LEXO EDHE:  Sherri fortë me Jonidën/ Ish-banori i BBVA hedh akuza të rënda ndaj Rozana Radit në lidhje me Adi Hilën

Era do të fryjë nga drejtimi juglindor, me intensitet të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr “sekretet” e Fevziut: Cfare beje ti me Baton Haxhiun, pse te kthyen nga Venezuela të kthyen kur ti kishe

Në Shkup, paraditja do të jetë kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes priten kushte për reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 15 gradë Celsius.

Parashikimi për ditët në vijim

LEXO EDHE:  Ish-deputeti: Rama dhunon e hedh gaz ndaj taksapaguesve shqiptarë sikur po sulmon një vend armik / “Do t’i kthehet ….

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu në intervale të ndryshme në të gjithë vendin.

Nga e marta pritet stabilizim i kushteve atmosferike, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Ndërkohë, të premten parashikohen sërish kushte për reshje të dobëta lokale shiu.

Published inLAJMI