Skip to content

Rama heq dorë nga “dialogu”/ Kryeministri befason me LËVIZJEN

Mëngjesin e kësaj të diele, Edi Rama ka hequr dorë nga ftesa për dialog me sofrën e improvizuar para Kryeministrisë.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama sot nuk ka publikuar tryezën e dialogut para Kryeministrisë por ka gjetur një mënyrë tjetër duke ftuar protestuesit të bisedojnë përmes “faqes online”, për të cilin ka ndarë dhe linkun për të gjithë personat e interesuar.

“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”,shkruan Rama në postimin e bërë mëngjesin e sotëm.

Kjo hapësirë është menduar veçanërisht për studentët, por do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të komunikojë me kryeministrin, duke parashtruar pyetje, duke shprehur kritika, duke ngritur shqetësime apo duke paraqitur propozime.

LEXO EDHE:  E rëndë! Kryebashkiaku kap mat dy mjekët në spital në raport

Platforma ofron katër kategori kryesore komunikimi: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave qytetarët mund të përcjellin mendimet dhe kërkesat e tyre.

“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.

LEXO EDHE:  Gjoba e parë 5 milionë lekë u aplikua në protestën e djeshme

Duke klikuar butonin  “Shkruaj”, të interesuarit mund të dërgojnë mesazhet e tyre, ndërsa në platformë është vendosur edhe një rubrikë që shpjegon arsyen e krijimit të kësaj hapësire.

Kujtojmë se deri të enjten që lamë pas, kryeministri Rama prej dy javësh vendoste ftesa për dialog në sofrën e gurtë para Kryeministrisë. Qytetarët janë parë duke i grisur ftesat, duke nënkuptuar kështu se refuzojnë të dialogojnë me kryeministrin. Ndërsa sot, Rama ka dalë me mënyrë tjetër për dialog me të protestuesit, duke kërkuar që të gjithë të interesuarit të kontaktojnë me të në platformën online, linkun e të cilës e gjeni

LEXO EDHE:  Përplasjet mes socialistëve/ Spiropali poston

Rama heq dorë nga “dialogu”/ Kryeministri befason me LËVIZJEN e fundit: Sot ndryshon…

Published inLAJMI