Skip to content

Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është

Gazetari Artan Hoxha ka sqaruar deklaratën e tij, ku është shprehur se personi më i rrezikshëm në Shqipëri është ai që nuk i përmendet fare emri në media

Hoxha tha se deklarata e tij nuk kishte lidhje me ndonjë individ konkret, por me mënyrën se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri.

“Po më thoshin 2-3 veta se e kisha për filan person apo për një tjetër. Unë atë e kam në kuadrin e një modeli se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri”, deklaroi gazetari në emisionin “Kjo Javë” në News24.

LEXO EDHE:  SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin, dyshime për transfertë

Sipas tij, nga eksperienca shumëvjeçare në kronikën e zezë, figurat më të fuqishme të botës së krimit janë zakonisht ato që nuk ekspozohen publikisht.

“Unë mendoj nga eksperienca që kam se gjithmonë bosi më i fortë i krimit të organizuar është ai që nuk ka nisur t’i përmendet emri në media”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  I FUNDIT Plas sherr i madh mes te rinjve, policia qellon me arme, dalin detajet e para

Ai shtoi se në momentin kur emrat e personazheve kriminalë fillojnë të qarkullojnë publikisht, ekspozimi bëhet problem edhe për rrjetin e tyre të mbështetjes.

“Gangsterët shqiptarë më parë kishin dëshirë të dilnin në media. Më pas e kuptuan se ekspozimi ishte problem edhe për politikanët dhe policët që i mbrojnë”, u shpreh gazetari.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në vend, shembet muri i banesës, një person humb jetën

Në fund, Hoxha theksoi se deklarata e tij nuk duhet interpretuar si referencë për një emër të caktuar në botën e krimit.

Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është BOSSI më i madh që askush nuk guxon ti thotë emrin

Published inLAJMI