Skip to content

Ish-deputeti: Rama dhunon e hedh gaz ndaj taksapaguesve shqiptarë sikur po sulmon një vend armik / “Do t’i kthehet ….

Lajmifundit / 7 November 2026, 14:10

Aktualitet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor mekanizmat shtetërorë për të ushtruar presion dhe për të frikësuar qytetarët që protestojnë kundër tij.

asllan-dogjani.jpg

Nga protesta e PD-së para Kryeministrisë, Dogjani deklaroi se hedhja e gazit me dronë dhe masat ndëshkuese ndaj protestuesve janë forma represioni, të cilat, sipas tij, nuk do ta ndalin reagimin qytetar, por do të kenë pasoja për vetë qeverinë.

LEXO EDHE:  “Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në

“Edhe ata që kanë pushtuar nuk ushtrojnë dhunë në këtë farë feje. Ky kryeministër, që paguhet nga taksat e qytetarëve, ushtron dhunë dhe hedh gaz me dron, sikur po sulmon një vend armik.

LEXO EDHE:  E bujshme! SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën

Po përdor masa represive, gjoba, shoqërime, duke menduar se u fut frikën qytetarëve. Do t’i kthehet në bumerang.

LEXO EDHE:  Nuk kishte shumë që kishte vdkur, hajdutët i hapin varrin në Lezhë

Unë kam dalë me studentët që ditën e parë, për të larguar këtë njeri që i ka larguar qytetarët nga vendi dhe po tenton të shesë Shqipërinë.”, tha ai.

Published inLAJMI