Skip to content

‘Po më ndjek një makinë’- I riu Policinë në Vlorë, ngelin pa fjalë kur mësojnë çfarë ndodhi

Një i ri ka vënë në alarm Policinë e Vlorës, pasi ka pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares.

Sipas burimeve për A2 CNN, i riu ka njoftuar menjëherë policinë, duke deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij.

LEXO EDHE:  50 mijë euro në vit vetëm për Mercedesin me qira, sa kushton luksi i shfrenuar i Edi Ramës?

Menjëherë pas telefonatës, patrullat e Policisë së Vlorës janë afruar në vendngjarje për të verifikuar situatën.

LEXO EDHE:  “Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama su*lmon sërish protestuesit

Pas raportimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare.

Kjo situatë ka shkaktuar frikë te i riu, i cili është afruar pranë patrullës rrugore me bindjen se po ndiqej.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish-gjyqtari, ish-sekretarja e tij bën postimin prekës: S’kishte para as për ilaçe, ma bëj hallall o njeri i mirë

Fatmirësisht, gjithçka është sqaruar brenda një kohe të shkurtër dhe nuk ka pasur incidente të tjera. (A2 Televizion)

Published inLAJMI