Skip to content

Rama shpërblen policët që dhunuan protestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln euro. Shihni përfituesit, nga RENEA tek hedhësit e gazit

Qeveria shqiptare ka shpërndarë 446 milionë lekë të reja (rreth 4.5 milionë euro) në formë shpërblimesh speciale për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të fundit.

Vendimi mbështetet në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 787, të datës 19 tetor 2026.

LEXO EDHE:  Rama pranon kritikat e BE për dhunën policore ndaj të rinjve protestues: Çdo pretendim për tejkalim të forcës duhet

Sipas transaksioneve të gjurmuara nga Spending Data Albania, e gjithë shuma prej 4.5 milionë eurosh nga Thesari i Shtetit është ekzekutuar në vetëm dy data të ndara: më 23 tetor dhe më 29 tetor 2026.

Albania travel guide

Përfitues të këtyre shpërblimeve financiare speciale janë struktura të ndryshme operative dhe menaxhuese të Policisë së Shtetit, ku përfshihen:

LEXO EDHE:  tentuan ta v arrosnin pa ekspertizë mjekoligjore

* Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

* Reparti Special RENEA

* Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik (QFMT) – struktura përgjegjëse për furnizimin logjistik, përfshirë mjetet dhe pajisjet për përdorimin e gazit lotsjellës

* Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Tiranë

LEXO EDHE:  Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret

* Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale

* Drejtoria e Antiterrorit

* Komisariati i Policisë, Njësia e Sigurisë Shkodër

* Komisariati i Policisë Berat

Të dhënat mbi transaksionet dhe përshkrimet përkatëse financiare për çdo institucion përfitues janë të publikuara dhe mund të verifikohen lirisht në databazën e hapur të organizatës AIS.

Published inLAJMI