Skip to content

Çfarë ndodhi?! Ambasada Amerikane del me thirrjen u rgjente për qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të personave apo agjencive që premtojnë sigurimin e vizave amerikane kundrejt pagesave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka paralajmëruar të gjithë aplikantët për viza që të mos i besojnë personave të tretë që pretendojnë se mund të ndikojnë në procesin e pajisjes me vizë, duke theksuar se shumë prej këtyre rasteve kanë si qëllim përfitimin e parave nga qytetarët.

Selia diplomatike nënvizon se agjencitë apo individët që ofrojnë “garanci” për marrjen e një vize shpesh synojnë vetëm përfitime financiare dhe jo dhënien e këshillave të sakta për aplikuesit.

LEXO EDHE:  Erjon Vishkulli jep lajmin, sfida me e madhe e jetes se tij

Në mesazhin e saj, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar mashtrimi ose keqpërdorimi që lidhet me vizat amerikane.

“Raporto Mashtrimin me Visa”, shkruan Ambasada Amerikane, duke theksuar se nën drejtimin e Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, Departamenti Amerikan i Shtetit i trajton me seriozitet maksimal të gjitha pretendimet për mashtrim apo keqpërdorim të vizave.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?

Sipas ambasadës, autoritetet amerikane shqyrtojnë me kujdes çdo denoncim që lidhet me mashtrimet në procesin e vizave dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e plotë të ligjeve të Shteteve të Bashkuara.

“Nxisim anëtarët e publikut të japin çdo informacion në lidhje me mashtrimin ose keqpërdorimin e mundshëm të vizave amerikane për hetim të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Ambasada u kërkon qytetarëve që gjatë raportimit të japin sa më shumë të dhëna dhe informacione identifikuese, pasi kjo rrit mundësinë që denoncimi të çojë në një hetim të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Tragjike në vend, elektricisti bie nga shtylla e tensionit dhe vdes në vend

Njëkohësisht, bëhet me dije se raportimet mund të kryhen edhe në mënyrë anonime. Megjithatë, autoritetet amerikane inkurajojnë qytetarët të japin emrin dhe adresën e postës elektronike, në mënyrë që të mund të kontaktohen në rast se kërkohen sqarime apo informacione shtesë lidhur me denoncimin.

Përmes kësaj fushate ndërgjegjësuese, Ambasada Amerikane synon të parandalojë rastet e mashtrimit me viza dhe të inkurajojë qytetarët që të ndjekin vetëm procedurat zyrtare të aplikimit, pa paguar ndërmjetës apo persona që pretendojnë se mund të garantojnë miratimin e një vize amerikane.

Published inLAJMI