Skip to content

gazetari ngre alarmin për mjetet e rënda që zbarkuan sot në Rinas: Janë përdorur në Beograd, dëmtojnë

Basir Çollaku pretendon se dy pajisje akustike me fuqi të lartë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e mundshëm të saj gjatë protestave në Shqipëri. Ndryshe nga sa u raportuar nga opozita që bëhej fjalë për autobote uji, gazetari pretendon të kundërtën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se bëhet fjalë për një pajisje të njohur si “top akustik”, e cila mund të lëshojë tinguj me intensitet të lartë dhe të transmetojë mesazhe në distanca të mëdha.

LEXO EDHE:  Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK regjistron procedim penal! Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini (VIDEO)

Sipas gazetarit, pajisja është përdorur edhe gjatë protestave në Beograd. Ai u bën thirrje protestuesve të marrin masa për mbrojtjen e dëgjimit, duke u sugjeruar përdorimin e tapave për veshët dhe kufjeve që bllokojnë zhurmat.

LEXO EDHE:  Alfred Cako paralajmëron shqiptarët: Siguroni ushqime për 6 muaj

“Mbërritën në Rinas

LRAD quhen

Long Range Acoustic Device,

Top zëri ose Top akustik

Protestues, ju lutem pajisuni me tapa për veshët nëpër farmaci! Tapa te mira për fuqi të lartë. Kufje me bllokues zhurme!

LEXO EDHE:  Klosi: Ja çfarë diskutuam në Asamble, problemi që mori më shumë vëmendje

Po sjellin pajisjen izraelite që godet me radiofrekuence! E përdorur dhe në protestat në Beograd.

Ndonëse ndalohet të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe europiane

Sepse

klasifikohet te ” përdorimi i torturës”

Deri në 3 kilometër janë me efekt..”, shkruan Çollaku.

Published inLAJMI