Skip to content

LAJMI FUNDIT| Edi Rama sapo mori vendim

Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare.

Lajmi është publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp. Sipas njoftimit, takimi i parashikuar mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kancelarit federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.

LEXO EDHE:  “I jap rrogë ministrit dhe gjykatësve”/ Dosja Çopja-Çela në SPAK zbulon fuqinë e tyre! Kush është ministri që paguhej

Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë.

Anulimi vjen në një moment tensionesh të larta në Shqipëri, ku protestat vijojnë prej gjashtë ditësh. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje me Policinë, si dhe sulme me gurë e molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.

LEXO EDHE:  BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë

Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”.

Published inLAJMI