Skip to content

E dhimbshme në Durrës! E reja 25 vjeçare gjendet e vdekur pranë vajzës 2 vjeçe, policia befason nga çfarë gjejnë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit, ku një shtetase britanike është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:50, në lagjen nr. 1, shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka konstatuar pa shenja jete 25-vjeçaren me iniciale E. S.

LEXO EDHE:  Kur nis dëbora? Meteorologu e zbulon

Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE:  U bën thirrjen e fortë shqiptarëve: “Siguroni ushqim për 6 muaj”! Nuk do ta besoni kush e ka bërë thirrjen e fortë

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i humbjes së jetës mbetet ende i paqartë.

LEXO EDHE:  “Princesha e Kodrës së Kuajve”, përplasje e fortë mes Berishës dhe Sara Milës: Të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 në Bulevard

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Published inLAJMI