Skip to content

“Kam dosjen tënde ku del ti duke…” – Berisha ultimatum Pjerin Ndreut: Jep dorëheqjen, ose…

Gjatë një takimi me demokratët e Lezhës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kishte një mesazh për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, të cilit i kërkoi të japë dorëheqjen dhe e akuzoi për pasuri, përfshirë edhe pasuri në Zvërnec.

Berisha tha se disponon një “skedë dixhitale” për Ndreun, për të cilën pretendoi se përmban të dhëna mbi atë që ai i cilësoi si “vepra të zeza” të kryebashkiakut.

LEXO EDHE:  “Ohh kryetar çfarë është ky…” – Tjetër video e nxehtë e kryebashkiakut me me punonjesen e tij

“Pjerin, e kam këtu skedën dixhitale tënde që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza. Në listën e veprave të zeza nuk të mungon asgjë”, deklaroi Berisha.

Më tej, kreu i PD-së i kërkoi Ndreut të japë dorëheqjen, duke deklaruar se, sipas tij, në të kundërt të gjitha pasuritë e tij do të konfiskohen, ndërsa e akuzoi edhe për pasuri në Zvërnec.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ 59-vjeçari vritet për një vend parkimi! Arrestohet autori (Emrat)

“Ndaj dhe në qoftë se nuk jep dorëheqjen tani, nuk ke mend, se të rren mendja, të garantoj se të gjitha pasuritë do të konfiskohen. Edhe atje, edhe në Zvërnec, se na del pasunar edhe në Zvërnec ky me toka. Mafia nuk ka kufi, mafia nuk njeh kufi.

LEXO EDHE:  Ky është ‘Visi i Peqinit’, Eskobari shqiptar që çoi në Europë tonelat: Eurot i groposi te ullinjtë

Pra, çdo pasuri do konfiskohet. Dhe meqenëse të rri shpirti tek polici i keq, jo i mirë, edhe një uniformë do ta kesh, por ajo do jetë uniformë burgu dhe jo polici”, u shpreh Berisha.

Published inLAJMI