Skip to content

Çfarë ndodhi? Zhduket nga radarët avioni

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur në brigjet e Nantucket, ndërsa autoritetet amerikanë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi në ajër dhe në det.

Avioni “Gulfstream G100” ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar L.F. Wade në Bermuda në drejtim të Boston Logan, rreth orës 00:41 të së shtunës. Kontakti me Administratën Federale të Aviacionit (FAA) u ndërpre pak para mbërritjes së planifikuar në Boston, në orën 01:25.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë.

Të dhënat e “FlightAware” tregojnë se avioni pësoi një rënie të menjëhershme brenda vetëm tre minutash, duke nisur rreth orës 01:04. Sinjali i fundit i radarit u regjistrua rreth orës 01:23, vetëm pak minuta para kohës kur avioni pritej të ulej në Boston.

LEXO EDHE:  Legalizimet, Kadastra heq tarifat dhe fal deri në 100% të vlerës së truallit! Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim për kërkim-shpëtim rreth orës 01:20 dhe po koordinon operacionin me Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit dhe Gardën Bregdetare amerikane.

Roja Bregdetare u njoftua rreth orës 02:00 dhe ka angazhuar disa mjete për kërkimin e avionit.

Dy avionë të saj, HC-144 dhe MH-60, po kontrollojnë zonën në jug të Nantucket. Në operacion janë përfshirë gjithashtu një varkë shpëtimi dhe një anije patrulluese e Gardës Bregdetare.

LEXO EDHE:  Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar gjetjen e avionit apo të ndonjë pjese të tij. Një zëdhënës i Massport, autoriteti që menaxhon aeroportin Logan, shprehu shqetësimin për personat në bord dhe familjarët e tyre.

“Mendimet tona janë me ata që ndodhen në bord dhe të dashurit e tyre, ndërsa kërkimi vazhdon,” deklaroi zëdhënësi./

Published inLAJMI