Skip to content

Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki/ Vdes mësuesja 61-vjeçare, plagosen dy të tjerë

Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë, një mësues 44-vjeçar dhe një fëmijë, janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Staškov, në veriperëndim të Sllovakisë.

Shërbimet e emergjencës bënë të ditur për AFP se 61-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në sulm. Ndërkohë, fëmija i plagosur ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër mësues, 44-vjeçar ka marrë një plagë thike në gjoks. Të dy janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  U plagos në protestë, Erjon Vishkulli thërritet për të dëshmuar, prokuroria kërkon listën e policëve në detyrë në tubimin e 24 tetorit

Policia sllovake njoftoi se situata tashmë është nën kontroll. Sipas raportimeve të mediave lokale, autori i dyshuar i sulmit besohet të jetë rreth 14 vjeç.

LEXO EDHE:  Cako hedh te forten per planin per largimin e Kryeministrit

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, reagoi pas ngjarjes, duke shprehur tronditjen dhe dhimbjen për incidentin tragjik.

“Jam thellësisht i trishtuar nga incidenti tragjik që ndodhi në shkollën Staškov”, tha Pellegrini, duke shtuar se ishte i tronditur që bëhet fjalë për një tjetër rast ku një nxënës ka sulmuar mësuesit dhe një shok klase.

LEXO EDHE:  Skenë e frikshme/ Hapi zjarr ndaj dy efektivëve gjatë kontrollit në banesë, vetëvr*tet autori (Video)

Edhe kryeministri Robert Fico shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës. Ai tha se po monitoronte situatën pas incidentit tragjik. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.

Published inLAJMI