Skip to content

E fundit/ Gjendet i pajetë një burrë pranë liqenit të Farkës. Detajet..

Një 77-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Farkës, pranë hapësirës së parkimit të një lokali

LEXO EDHE:  Elisa Spiropali per Belinda Ballukun: “Është modeli më i keq i forcës sonë politike, por edhe viktima më e freskët”

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht, grupi hetimor ka përjashtuar pistën e një vrasjeje me dashje.

LEXO EDHE:  Krenari shqiptare në Gjermani! Kirurgu Halil Krasniqi shpiku pajisjen “KRASSA” për trajtimin e enëve të gjaakut pa prerje

Ekspertët po hetojnë dy pista kryesore: mundësinë që i moshuari të jetë përplasur nga një automjet që më pas është larguar, ose vdekjen aksidentale si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimit në anë të rrugës. Hetimet po vijojnë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Published inLAJMI