Skip to content

Shoferët në Fier

Plot 989 masa administrative janë vendosur vetëm për tejkalim të shpejtësisë në Fier gjatë kësaj jave, ndërsa Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse.

Gjatë kontrolleve janë proceduar penalisht 5 persona për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Një prej tyre është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Tre persona të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, një person është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë aksidentin.

LEXO EDHE:  Zbukimi trndites per konfliktin 10 vjecar

Kontrollet janë zhvilluar në rrugët urbane, interurbane dhe lokale. Përveç 989 masave për tejkalim shpejtësie në rrugët interurbane dhe autostradën A2, janë vendosur 40 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord, ja çfarë ka ndodhur në 10 ditët e para të nëntorit

Policia ka vendosur gjithashtu 35 masa për parakalim të gabuar, 6 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 112 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që përbëjnë burim potencial për aksidente.

LEXO EDHE:  “Jam Edi Rama”, 25-vjeçari mashtron ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro, por ajo çfarë i kishte përgatitur e trondit (EMRI)

Kontrollet kanë vijuar edhe për mjetet që transportojnë nxënës. Gjatë kësaj jave janë vendosur 3 masa administrative, pasi janë konstatuar mjete të transportit publik pa dokumentacionin përkatës.

Policia Rrugore e Fierit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë dhe parandaluar aksidentet në rrugë.

Published inLAJMI