Skip to content

Përplas me makinë djalin 5-vjeçar të ish-partnerit dhe largohet, arrestohet për tentativë vrasjeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Torino, ku një fëmijë 5-vjeçar u përplas nga një automjet në kryqëzimin e rrugëve Via Pinelli dhe Via dell’Industria.

Sipas hetimeve paraprake, në drejtimin e automjetit ndodhej ish-e dashura e babait të fëmijës. Autoritetet dyshojnë se ngjarja nuk ka qenë një aksident apo pasojë e një pakujdesie në drejtimin e mjetit, por një veprim i qëllimshëm i lidhur me konflikte të mëparshme sentimentale.

LEXO EDHE:  “E kishe emrin Mal, po ja që dhe malet u rrëzuakan!”, miqtë e policit të Vlorës përlotin me DEDIKIMET, Ermal Lulaj vdiq pas përplasjes me skrepin

Fëmija po ecte në rrugë së bashku me prindërit kur u përplas nga automjeti. Ngjarja shkaktoi panik dhe alarm te familjarët dhe banorët e zonës.

LEXO EDHE:  Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan 5-vjeçarin me urgjencë në spitalin pediatrik Regina Margherita, ku ndodhet ende i shtruar dhe në gjendje të rënduar, me prognozë të rezervuar.

LEXO EDHE:  E fundit! Dolën fjalët që ka ngelur shtatzënë me të dashurin e ri! Elvana Gjata bën reagimin e bujshëm, ja çfarë po i ndodh

Gruaja që drejtonte automjetin u ndalua dhe ndaj saj është ngritur akuza për tentativë vrasjeje. Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e mundshme që lidhen me konfliktet mes saj dhe babait të fëmijës.

Published inLAJMI