Skip to content

Kush është ish-polici i përjashtuar që koordinonte shpërndarësit e drogës nëpër shkollat e Tiranës (EMRI)

Të tjera të dhëna janë zbardhur nga operacioni i gjerë antidrogë i zhvilluar në Tiranë, në kuadër të të cilit 55 persona janë vënë në fokus të autoriteteve, nën dyshimet për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të raportuara, aktiviteti i grupeve të goditura shtrihej në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa një pjesë e shpërndarjes dyshohet se kryhej pranë dhe në disa shkolla të mesme.

LEXO EDHE:  “Ohh kryetar çfarë është ky…” – Tjetër video e nxehtë e kryebashkiakut me me punonjesen e tij

Mes gjimnazeve të përmendura janë “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe shkolla profesionale Ekonomike. Sipas raportimeve, lëndët narkotike dyshohet se u shpërndaheshin edhe të miturve.

LEXO EDHE:  Elisa Spiropali tha se ishte i Ballukut! Shkarkohet me urgjencë drejtori i FUQISHËM! Ja kush vihet në vend të tij

Në dosjen e operacionit përmendet edhe Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luzi”, i cili dyshohet se kishte rolin e furnizuesit. Xhani është një emër i njohur për policinë dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për çështje që lidhen me drogën dhe plagosjen.

LEXO EDHE:  Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

Një tjetër person që dyshohet se kishte rol të rëndësishëm në veprimtarinë e këtyre grupeve është ish-efektivi i policisë Engrid Henaj. Ai ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit disa vite më parë, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Published inLAJMI