Skip to content

“Të q**sha motrën”/ Detaje: Si pronari i hotelit “Mira-Mare” që u shemb gjatë tërmetit goditi shefin e komisariatit! (Video)

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me konfliktin e filmuar në rrugët e Durrësit, video e cila u publikua nga ish-deputeti, Myslim Murrizi.

Sipas informacioneve, personi që shfaqet në video duke goditur me shuplakë drejtuesin e motorit është Arjan Xheka, pronar i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej hoteleve që u shemb në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Durrës.

LEXO EDHE:  “Uroj mos ndodhë”/ Fevziu i shqetësuar, ministri reagon

Përplasja mes dy personave nuk ka çuar në nisjen e një procedimi penal. Personi që u godit, i cili sipas Murrizit është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë, nuk ka bërë denoncim në polici dhe, për këtë arsye, nuk është regjistruar një procedim lidhur me ngjarjen.

LEXO EDHE:  Incident tr*nditës në Klinikën e Gjinekologjisë: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

Sipas të dhënave, konflikti është konsideruar si një përplasje banale mes dy personave dhe më pas është mbyllur mes palëve.

LEXO EDHE:  “Bonus bebesh, 25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”, Rama prezanton nismat për vitin 2027

Published inLAJMI