Skip to content

Avokati Jakup Krasniqit jep lajmin e mirë

Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri, ka thënë se ekipi mbrojtës pret që procedura në Apel të përfundojë brenda 12 muajve, ndërsa shprehet i bindur se aktgjykimi i shkallës së parë nuk do të konfirmohet.

Në Debat Plus, Beqiri tha se mbrojtja beson plotësisht në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Unë besoj që do të përfundojmë më shpejt se dymbëdhjetë muaj. Por mund të shpejtohet më shumë. Ne 100 për qind besojmë dhe jemi të bindur për çështjen që ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues”, deklaroi Beqiri.

Ai tha se kjo vlen, sipas tij, jo vetëm për Gjykatën e Apelit, por edhe në një vlerësim më të gjerë nga komuniteti juridik ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  “Babi hajde se kam frikë”, historia e trishte e varrmihësit ne Tirane: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne varr, kur i afrohesha..

“Ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues, qoftë Gjykata e Apelit, por nuk besojmë që as nga komuniteti juridik ndërkombëtar dikush mund ta konfirmojë”, tha ai.

LEXO EDHE:  E pabesueshme, Spiropali plas bomben: Ja cfare ka bere Edi Rama me Belinda Ballukut

Beqiri foli edhe për mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara, duke përmendur shkallën e parë, shkallën e dytë, shkallën e tretë dhe Dhomën Kushtetuese.

Sipas tij, ekziston parimi i dyshkallësisë dhe trishkallësisë, ndërsa e cilësoi si “pak të çuditshme” faktin që, sipas tij, në strukturën e Dhomave të Specializuara ekziston një kryetar.

“Sigurisht vlen parimi i dyshkallësisë dhe trishkallësisë, mirëpo është për mua pak e çuditshme se si mund të ketë dyshkallësi dhe trishkallësi kur ke një kryetar apo një kokë udhëheqës të këtij tribunali”, u shpreh Beqiri.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist

Ai theksoi se gjyqtarët e Apelit kanë për detyrë të shqyrtojnë dhe, sipas tij, të korrigjojnë gabimet që mund të jenë bërë në aktgjykimin e shkallës së parë.

“Anëtarët e trupit gjykues në shkallën e dytë kanë për obligim që të korrigjojnë të gjitha gabimet që janë evidentuar në aktgjykimin e shkallës së parë, e që për neve janë të shumta”, tha Beqiri.

Published inLAJMI