Skip to content

Aksident i frikshëm, makina përfundon në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në fshatin Bilaj të Krujës, ku një automjet humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

LEXO EDHE:  Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË

Sipas informacionit paraprak nga burime policore, si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:  Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai!

Të plagosurit janë identifikuar si K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve./Top Channel

Published inLAJMI