Skip to content

Paralajmërimi i fortë i Netanyahut para fjalimit në OKB: Do ketë surpriza, do luftoj për …

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “surpriza” në fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video të postuar në rrjetet sociale ai ka deklaruar se do të mbrojë Izraelin dhe ushtarët e Forcave të Armatosura Izraelite (IDF).

LEXO EDHE:  Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë

Kryeministri izraelit tha se po nisej për në Nju Jork për të paraqitur, atë që e cilësoi si “të vërtetën” rreth vendit të tij dhe ushtrisë së tij nga podiumi i OKB-së.

LEXO EDHE:  Krasnqi erdhi në Kosovë, por e dhimbshme çfarë ndodhi me gruan e tij

“Po nisem për në Nju Jork sonte për të mbrojtur, nga podiumi i OKB-së, Izraelin dhe ushtarët e IDF-së”, theksoi ai.

Netanyahu pretendoi se po përhapen gënjeshtra për Izraelin në OKB dhe në pjesë të tjera të botës, duke theksuar se synon t’u përgjigjet këtyre akuzave.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist

“Do të luftoj kundër gënjeshtrave, do të luftoj për të vërtetën, për ushtarët tanë dhe për vendin tonë”,

Published inLAJMI