Skip to content

Tjeter aksident tragjik! Minibusi del nga rruga dhe përmbyset, vdesin katër persona, plagosen dhjetë të tjerë

Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur ditë e sotme në provincën Sivas në Turqi.

Sipas mediave turke, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 ku një minibus me 14 persona në të humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me një barrierë mbrojtëse dhe më pas doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe forca të shumta policia u mobilizuar dhe punuar për disa orë për nxjerrjen e pasagjerëve.

Nga të plagosurit katër persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Ata u transportuan me helikopter në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërsa polica po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Published inLAJME