Skip to content

E pabesueshme! Ja cfare ndodhi me Petri Bozon

Producenti Petri Bozo është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka ndryshuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Bozos për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Në përfundim, Apeli ka vendosur ndaj producentit masën “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar njëkohësisht lirimin e tij të menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit.

LEXO EDHE:  E fundit! Dolën fjalët që ka ngelur shtatzënë me të dashurin e ri! Elvana Gjata bën reagimin e bujshëm, ja çfarë po i ndodh

Kjo i ka lene pa fjale familjaret e viktimes, te cilet jane shprehur te indinjuar, duke u shprehur se gjykata ua vrau per here te dyte femijen. Nderkohe, edhe komentuesit kane qene te ashper me kete vendim sesi vritet nje femije dhe tjetri lihet i lire.

Petri Bozo ishte arrestuar pas një aksidenti të rëndë rrugor, ku si pasojë humbi jetën një fëmijë vetëm 7 vjeç. Ngjarja kishte sjellë nisjen e procedimit penal ndaj producentit dhe më pas vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

LEXO EDHE:  Dua të dhuroj pensionin për: Gazetari mbetet pa fjalë nga kërkesa e pensionistes

Pas ankimimit të vendimit nga pala mbrojtëse, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Trupa gjykuese vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, duke vlerësuar që Bozo të vijojë të qëndrojë nën masën e “arrestit në shtëpi” gjatë vijimit të procedurave.

LEXO EDHE:  “Kur vajza të fërkohet vetë, unë mashkull jam”, u njohën në TikTok, pinë kafe dhe kreu marrëdhënie me të miturën, i hidhen prangat 37-vjeçarit dhe 46-vjeçares që i njohu bashkë (NGJARJA E PLOTË)

Me vendimin e ri, producenti largohet nga qelia, por mbetet nën masë sigurie dhe duhet të respektojë kufizimet e përcaktuara nga gjykata.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore për aksidentin fatal vijojnë, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të përcaktojnë përgjegjësinë penale të Bozos lidhur me ngjarjen ku humbi jetën 7-vjeçari.

Published inLAJMI