Skip to content

EMRI+FOTO: Grabiti 20 milionë lekë nga “FiBank”, por u arrestua nga policia/ Autori biznesmen i njohur në Tiranë

Personi që shihni në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i cili grabiti ditën e sotme degën e FiBank në Tiranë, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

Autori ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash prej 20 milionë lekë të vjetrash.58-vjeçari Bardhyl Fusha është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.

“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët,” u shpreh Fusha.

Mësohet se policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë autorin pa arritur të dale nga godina.

Momenti i arrestimit të Barthyl Fushës te dega e Fibank:

No photo description available.

Published inLajm